Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Jasir Asani ka pësuar një dëmtim që do t’i pamundësojë të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Asani ka bërë me dije se nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit të skuadrës së tij Gëangju.
Dëmtimi pritet që ta lërë jashtë fushave deri në mbyllje të këtij viti.
“Për shkak të një dëmtimi, unë nuk mund të jem pjesë e ekipit për ndeshjen e fundit të këtij sezoni. Mbaron për mua ky sezon i gjatë, ku isha i aftë të jepja më të mirën time për të ndihmuar skuadrën. Dua të falënderoj shokët e skuadrës, trajnerin, menaxherët dhe të gjithë tifozët për suportin e tyre”, shkruan Jasir Asani.
Ndeshja e fundit ishte ajo për raundin e pestë në Champions-in aziatik. Asani u aktivizua si zëvendësues më 27 nëntor dhe shënoi golin e vetëm të takimit, ndërsa shkoi në kuotën e shtatë golave duke kryesuar renditjen e golashënuesve. Versus.al