MAGAZINË /

Dhimbja e rëndë për familjen e Gjestit, Xheneta Fetahu ka një apel për publikun

Fetahu theksoi se familja tashmë ka humbur më të dashurin e tyre dhe çdo video apo foto e shpërndarë në rrjete sociale e rëndon edhe më shumë plagën e tyre.

Shkruar nga Versus
Dhimbja e rëndë për familjen e Gjestit, Xheneta Fetahu ka
Xheneta Fetahu

Në një moment kaq të rëndë për familjen e Gjestit, Xhenneta Fetahu ka bërë një reagim publik, duke i kërkuar të gjithëve të tregojnë respekt dhe mëshirë ndaj dhimbjes së tyre.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo shprehu shqetësimin që varrimi i vëllait të Gjestit është kthyer në skena filmimesh dhe postimesh online.

Fetahu theksoi se familja tashmë ka humbur më të dashurin e tyre dhe çdo video apo foto e shpërndarë në rrjete sociale e rëndon edhe më shumë plagën e tyre.

“Në emër të gjithë atyre që e ndjejnë këtë humbje, dua të falënderoj familjen e Gjestit për mikpritjen dhe përzemërsinë që treguan në këtë ditë kaq të rëndë. Apeli im është i qartë: mos i ndani videot dhe fotot nga varrimi. Lëreni dhimbjen të mbetet aty ku është brenda atyre që po e përjetojnë, jo në duart e rrjeteve sociale,” – shkruan ajo.

Në fund, Fetahu uroi që Zoti t’i japë forcë e durim familjes së Gjestit dhe kërkoi nga të gjithë pak njerëzi:

“ Nuk po ju lypim gjë tjetër, veçse respekt për ata që po vuajnë.”

Varrimi i djeshëm u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale. Thirrje të shumta kishte që të respektohej dhimbja e familjarëve duke mos shpërndarë pamje të tilla që do ti prekin akoma më shumë.

Dhimbja e rëndë për familjen e Gjestit, Xheneta Fetahu ka

 

Poll