MAGAZINË /

Diaspora kërkoi t'i bënte një suprizë por gjithçka përfundoi në një mashtrim! Si u vodhën fansat e Gjestit?!

Shkruar nga Versus
Diaspora kërkoi t'i bënte një suprizë por
Gjesti

Komuniteti shqiptar në Diasporë u trondit nga një skandal i pazakontë, pasi një iniciative për të mbështetur favoritin e tyre në Big Brother VIP Albania, Gjestin, përfundoi në mashtrim.

Katër të rinj nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët jetojnë në Evropë, organizuan një mbledhje fondesh për të bërë një surprizë të madhe këngëtarit, një shfaqje me parashuta dhe dronë mbi shtëpinë e BBVA.

Megjithatë, projektit nuk iu dha kurrë jetë dhe shuma e mbledhur – mbi 5,000 euro – u zhduk në mënyrë misterioze. Sipas hetimeve të emisionit "Piranjat", organizatori kryesor, Diamant Aliu nga Ferizaji, mori përsipër menaxhimin e parave, por pas transferimit të fondeve, ai pushoi së komunikuari dhe u largua pa lënë gjurmë.

Gazetarët u drejtuan në Ferizaj për të kërkuar sqarime, por Diamanti refuzoi të fliste, duke mbyllur derën e shtëpisë. Edhe familja e tij shmang çdo përgjigje: bashkëshortja deklaroi se ishte ndarë prej kohësh nga ai, ndërsa të afërmit nuk deshën të komentonin.

Rasti ka shkaktuar revoltë në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës të Big Brother VIP dhe admirues të Gjestit e shprehin hidhërimin për mashtrimin në emër të një aksioni pozitiv.

A do të gjykohet Diamanti për mashtrim? A do të kthehen paratë e mbledhura? Pyetjet mbeten pa përgjigje…

 

Tags:

gjesti

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: