MAGAZINË /

“Të paftyrë me internet”, Xheneta thumbon publikisht Eglin?

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka shpërthyer ndaj asaj që e quan “patriotizëm për klikime”, duke sugjeruar se flamuri po përdoret si dekor për të tërhequr vëmendjen e publikut, e jo si shprehje e ndershme e dashurisë për atdheun.

Shkruar nga Versus

 

“Të paftyrë me internet”, Xheneta thumbon publikisht

Pas performancës së fundit të Egli Takos, ku ajo u ngjit në skenë me flamurin kombëtar mbi supe në një koncert të mbushur me nota patriotike, reagimet nuk kanë munguar – dhe një prej më të fortëve erdhi nga modelja Xheneta Fetahu.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka shpërthyer ndaj asaj që e quan “patriotizëm për klikime”, duke sugjeruar se flamuri po përdoret si dekor për të tërhequr vëmendjen e publikut, e jo si shprehje e ndershme e dashurisë për atdheun.

“Flamura n’qafë, njerëz me nevojë n’story, e koncertet plot ‘dashni’ për famë. Kur i shkelin flamurin – heshtje. Kur dikush ka nevojë pa kamera – s’u gjen kërkah,” shkruan ajo me një dozë të qartë ironie.

Por, Xheneta nuk ndalet me kaq: “Cilin artist në Amerikë e sheh me flamur në dorë në çdo koncert? Asnjë. Sepse ata e kanë patriotizmin n’zemer, jo n’story. Ata bien n’sy me sukses, jo me folklor për klikime,” shkruan ajo.

Postimi përmbyllet me një sulm të drejtëpërdrejtë ndaj artistëve që sipas saj shfrytëzojnë gjithçka për të rënë në sy, përveç talentit.

“Përdorni gjithçka veç talentin – edhe njerëzit, edhe kombin. Të paftyrë me internet.”

Reagimi i Xhenetës ka ndezur diskutime në rrjet, duke ndarë ndjekësit mes atyre që e mbështesin për qëndrimin e drejtpërdrejtë dhe të tjerëve që e konsiderojnë këtë një sulm të tepruar personal.

Tags:

xheneta egli

Poll