MAGAZINË /

Dikur ish-të dashur, Flori Mumajesi surprizon Soni Malajn me 300 dronë në 'Ferma VIP'

Banorët e tjerë aluduan se mes 2 këngëtarëve mund të kishte sërish diçka pas kësaj surprize.

Shkruar nga Versus

Dikur ish-të dashur, Flori Mumajesi surprizon Soni Malajn me 300 dronë

Disa javë pasi Soni Malaj foli për lidhjen e tyre që zgjati për rreth 2 vite, këngëtari i mirënjohur, Flori Mumajesi i ka bërë një surprizë në Ferma VIP.

Teksa Soni po qëndronte në mbrëmje së bashku me banorët e tjerë jashtë Fermës, në qiell u shfaqën qindra dronë me dedikim nga Flori.

Këngëtarja dhe banorët e tjerë u shtangën kur panë surprizën e pazakontë me 300 dronë dhe filluan të aludonin se mes dy këngëtarëve mund të kishte sërish diçka pas këtij gjesti nga ana e Florit. Versus.al

Poll