MAGAZINË /

Dionis Biba qëllon në shenjë, fiton shumën e majme nga basti për fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë

Shkruar nga Versus

Dionis Biba qëllon në shenjë, fiton shumën e majme nga basti

Fituesi i “Ferma VIP”, Dijon Biba, rikthehet në qendër të vëmendjes, por këtë herë jo për një debat televiziv, por për një fitore të madhe në bast.

Gjatë përballjes Serbi–Shqipëri, Biba publikoi në Instastory një skedë ku tregonte se kishte vendosur 10,000 euro për fitoren e kuqezinjve. Fillimisht, veprimi u prit me humor nga ndjekësit, por Biba pyeti: “Kush e ka futur këtë biletë, more?”

Pas triumfit historik të Shqipërisë me rezultatin 0-1 në Beograd, basti i tij rezultoi fitues. Me shumën e vendosur dhe koeficientin e lartë të ndeshjes, ish-fituesi i “Ferma VIP” përfitoi plot 55,500 euro. Kështu, Biba përjetoi dyfish emocionet e mbrëmjes: si tifoz i zjarrtë i kombëtares dhe si fitues i një shume të konsiderueshme parash.

Megjithatë, historia ngre edhe një pyetje tjetër: bastet sportive në Shqipëri vazhdojnë të jenë të ndaluara me ligj, edhe pse shumë qytetarë i ushtrojnë ilegalisht përmes platformave online. Mbetet të shihet nëse Biba ka bastuar jashtë vendit, përndryshe fitorja e tij mund të tërheqë vëmendje të padëshiruar.

Dionis Biba qëllon në shenjë, fiton shumën e majme nga basti

Poll