Do të vijojnë masat ajrore të ftohta me origjinë kontinentale duke sjellë mot të kthjellët, por të ftohtë në të gjithë territorin e vendit tonë.
Më të theksuara kthjellimet do të jenë në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa më kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat malore verilindore- juglindore; megjithatë nuk priten reshje.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin dobësim të ndjeshëm të vranësirave edhe në zonat malore duke rikthyer motin e kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE të lehtë në orët e mëngjesit por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera më e ulët deri në 16°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 – 3 ballë. Versus.al








