MAGAZINË /

Pas vëllait të saj Ergi, Barbana Dini humb një tjetër person të shtrenjtë: Të dua përtej jetës!

Këngëtarja Barbana Dini, motra e të ndjerit Ergi Dini, ka ndarë në rrjetet sociale lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të babait të saj, mëngjesin e sotëm.

Shkruar nga Versus
Pas vëllait të saj Ergi, Barbana Dini humb një tjetër person
Barbara dhe Ergi Dini

Një tjetër humbje e rëndë për familjen Dini. Këngëtarja Barbana Dini, motra e të ndjerit Ergi Dini, ka ndarë në rrjetet sociale lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të babait të saj, mëngjesin e sotëm.

Barbana e përshkruan atë si hero i jetës së saj, duke thënë se ai fitoi çdo betejë, përveç asaj me dhimbjen. Ajo shpreh krenarinë e madhe për të atin dhe boshllëkun e thellë që la pas në zemrat e familjes.

“Kete mengjes zgjohem zemerthyer,e shkaterruar shpirterisht…Miq sot humba nje nga njerezit me te shtrenjte ne jeten time,shokun tim me te mire…Ahhhh BAB sa shume gjera mund te them per ty, ti ishe heroi im,mesuesi me i mire i jetes,nje shembull drejtesie dhe miresie per kedo qe te njohu. Fitove cdo beteje ne jeten tende,ti humbe vetem kete beteje me dhimbjen…Sa krenare dhe me fat jam qe pata gjakun tend nuk mund ta shpjegoj me fjale. Ishe mbi te gjitha nje njeri i madh qe le nje boshllek shume te madh tek te gjithe ne. Te dua pertej jetes!” shkruan në postim Barbara Dini.

Kujtojmë se në vitin 2016, Ergi Dini humbi tragjikisht jetën në një aksident me motor, në moshën vetëm 22-vjeçare. Në këtë ngjarje fatkeqe, ndërroi jetë edhe miku i tij, Klejdi Halili, i cili po drejtonte motoçikletën dhe ishte 21 vjeç.

Poll