
Lauren Sánchez veshi në dasmën e saj një fustan nga stilistët luksozë Dolce & Gabbana.
Revista e modës "Vogue" ka zbuluar detaje.
Fustani paraqet siluetën e një sirene, një dekolte të lartë me lidhëse dhe kopsa të veshura me shifon prej 180 copë mëndafshi.
Fustani u frymëzua nga veshja e Sophia Loren në filmin e vitit 1958 "Houseboat". Për fustanin e Lauren u deshën mbi 900 orë punë dore.

Velloja e saj ishte bërë prej tyl dhe dantelle, mbante një kujtim të fluturimit të saj hapësinor Blue Origin.
"Nuk është vetëm një fustan nusërie, është një poezi", shkroi Lauren Sanchez në Instagram, duke falënderuar Dolce & Gabbana për krijimin e tyre.
Ajo e mbajti fustanin sekret dhe nuk donte që burri i saj ta shihte para dasmës.
Ceremonia e dasmës u zhvillua pak para orës 21:00 të premten, më 27 qershor, me të ftuar joshës.
Duke qenë të martuar tashmë në një ceremoni civile në Shtetet e Bashkuara, Bezos, 61 vjeç, dhe Sanchez, 55 vjeç, shkëmbyen betimet në ishullin e San Giorgio Maggiore, me Matteo Bocelli-n, djalin e tenorit të famshëm Andrea Bocelli, i cili performoi para një pritjeje luksoze të shtunën, 28qershor ku pritet të performojnë Lady Gaga dhe Elton John.
Ceremonia e dasmës është kulmi i tre ditëve festimesh, duke përfshirë jahte dhe të ftuar VIP, në një Venecia të ndarë mbi ndikimin që kjo dasmë do të ketë në imazhin e qytetit./Versus.al







