
Arjan Curri, analisti i njohur për mendimet e tij të shtruara në pikëpamje filozofike, së fundmi ka trazuar rrjetin me deklaratën e bërë në emisionin "Live from Tirana" ku ka thënë se po e mendon seriozisht që të jetë pjesë e këtij edicioni të Big Brother VIP.
Ai veçoi disa prej gjërave që nuk do t'i pëlqenin gjatë rrugëtimit në BBVIP, ndërsa shtoi më tej se do të ishte tepër provokues duke nxitur reagime tek konkurrentët dhe tek populli.
Pjesë nga intervista:
Arjan Curri: Më ndaloi një polic para disa ditësh që më pyeti. Tha që kishte hedhur bast dhe mendonte se do futesha dhe kolegët e tij nuk e besonin. Po e mendoj që të futem, i thashë. Kam një bast tjetër, këtë radhë jo me studentët e mi, por me kolegët e mi, që filozofia nuk mund të futet dot kudo dhe cilësia nuk mund të futet dot kudo, dhe mendimi nuk mund të futet dot kudo, qoftë edhe në një reality show. Unë mendoj që mund të futet. Një reality show mund të jetë shumë filozofik, mund të jetë shumë i thellë, mund të jetë shumë i gjerë, mund të jetë shumë i lartë. Mund t’i ketë të gjitha dimensionet, qoftë edhe dimensionin e katërt që nuk e shohim me sy. Po e mendoj seriozisht që të futem.
Ta kanë bërë si ofertë?
Arjan Curri:Jo, por kjo nuk do të thotë që të mos e bëj unë si ofertë. Unë ndonjëherë gjërat që dua i kërkoj dhe vetë. Nuk pres të m’i kërkojnë gjërat, i kërkoj vetë kur i dua.
Nëse do ishe aty brenda, si mund të ta sillte produksioni ty si surprizë bashkëshorten tënde, lirinë, dhe vajzën tënde, Irinin aty?
Arjan Curri: Lirine do e kisha me vete. Vajzën nuk do të doja të ma sillnin aty, se është minorene, nuk i merr dot vendimet vetë.
Çfarë do i kërkoje Vëllait të Madh në Dhomën e Rrëfimit?
Arjan Curri: Të më linte të thoja ç’të doja. Do i provokoja shumë shqiptarët dhe konkurrentët e tjerë. Do i bëja të gjithë që të shanin, të mendonin… Më eksiton pjesa e të provokuarit popullin tim.
