MAGAZINË /

Dojna Mema reagon pas deklaratave të Kiara Titos: Kam mjaftueshëm kёllqe për t’u përgjigjur drejt një pyetje direkte!

Shkruar nga Versus
Dojna Mema reagon pas deklaratave të Kiara Titos: Kam mjaftueshëm
Donja Mema/ Kiara Tito

Pas debatit që u përhap në rrjet lidhur me ndjekjen dhe më pas heqjen nga Instagrami mes saj dhe moderatores Kiara Tito, Dojna Mema ka reaguar përmes një postimi në Instastory.

Moderatorja ka publikuar një bisedë private në WhatsApp, ku motra e saj i shkruan “Hiqe Kiara Titon”. Më pas, Dojna ka ndarë edhe një mesazh të gjatë, duke theksuar se gjithmonë i përgjigjet hapur dhe drejtpërdrejt çdo pyetjeje, edhe kur ajo bëhet përballë kamerave.

“Mua kur më bëjnë një pyetje direkte, kam mjaftueshëm kёllqe për t’u përgjigjur drejt. E bëj edhe për rehatinë time, që të mos mbaj mend gënjeshtra. Tema është e varfër, ndaj nuk shoh interes të veçantë për ta zgjatur më shumë publikisht. Ditë të mbarë,” – shkruan ajo, duke publikuar dhe mesazhin me motrën, aty ku thotë; Unë as nuk fola keq për të’

Duket se Dojna ka zgjedhur ta mbyllë këtu këtë debat publik, duke mos dashur ta zgjasë më tej çështjen me Kiara Titon.

Ky debat vjen pasi Dojna Mema rrefeu te ‘Mirëmbrëma Yje’ se Kiara e ka hequr nga Instagrami. Ndërkohë, kjo e fundit, teksa ishte e ftuar mbrëmjen e kaluar në ‘Goca dhe Gra’, tha se ishte Dojna ajo e cila e ka hequr nga rrjeti social.

Dojna Mema reagon pas deklaratave të Kiara Titos: Kam mjaftueshëm

Tags:

kiara tito

Poll