MAGAZINË /

Dojna Mema tregon që Kiara Tito e ka hequr nga ndjekësit dhe nuk e di arsyen

Shkruar nga Versus
Dojna Mema tregon që Kiara Tito e ka hequr nga ndjekësit dhe nuk e di
Donja Mema/ Kiara Tito

Dojna Mema ka zbuluar së fundmi se Kiara Tito e ka hequr nga lista e ndjekësve në Instagram. Moderatorja ka treguar se nuk e kupton arsyen e këtij veprimi, duke shtuar se sipas saj, nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje mes tyre.

“Kiara më ka hequr nga ‘followers’ dhe nuk e di pse, kot”, ka deklaruar Dojna gjatë emisionit të Arbana Osmanit, “Mirëmbrëma Yje”.

Edhe pse nuk ka dhënë koment më të gjatë, Dojna ka lënë të kuptohet se ndihet e zhgënjyer nga ky veprim.

Vendimi i Kiarës ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat po kërkojnë të mësojnë më shumë rreth marrëdhënies së “krisur” mes dy moderatoreve.

Ndërsa më herët në media është përfolur se shkak për prishjen e miqësisë mes dy mikesha të ngushta është Vlashenti bashkëshorti i Memës pasi thuhej se ai është mik me bashkëshortin e Megi Topallit ish të fejuarës së Luiz Ejllit.

Poll