MAGAZINË /

Dua Lipa dhe Callum Turner martohen në fshehtësi, publikohen fotot e para si bashkëshortë

Urimet janë me vend për Dua Lipa dhe Callum Turner, të cilët tashmë janë zyrtarisht burrë e grua.

Shkruar nga Versus

Dua Lipa dhe Callum Turner martohen në fshehtësi, publikohen fotot e

Këngëtarja Dua Lipa dhe aktori Callum Turner u kurorëzuan në Bashkinë e Old Marylebone, të ndjekur nga miqtë e ngushtë dhe familja.

Dua Lipa dhe Callum Turner martohen në fshehtësi, publikohen fotot e

Dua, mahniti me një kapelë të bardhë, fustan dhe doreza, dorë për dore, me bashkëshortin e saj të sapomartuar, ndërsa 35-vjeçari Callum i veshur me një kostum dhe kravatë ngjyrë blu të errët. Ishte një ngjarje e thjeshtë që i bëri ata ligjërisht burrë e grua përpara dasmës së tyre.

Dua Lipa dhe Callum Turner martohen në fshehtësi, publikohen fotot e

Tashmë janë zyrtarisht të martuar, ndërsa festa e madhe e dasmës do të zhvillohet në Palermo të Siçilisë dhe do të zgjasë nga e enjtja deri të shtunën.

Vetëm pak ditë përpara festimeve të përfolura tre-ditore të dasmës së tyre në Itali, ylli i muzikës pop dhe aktori britanik kanë kurorëzuar dashurinë me martesë në një ceremoni civile të zhvilluar më 30 maj në Londër.

Sipas fotografive të publikuara nga Daily Mail, çifti u pa duke dalë nga godina historike e Old Marylebone Town Hall më 31 maj, tashmë si të sapomartuar.

Në imazhet e publikuara, Dua Lipa shfaqej e buzëqeshur dhe elegante, duke mishëruar stilin klasik të nuseve të dikurshme. Këngëtarja kishte zgjedhur një xhaketë të bardhë të ngushtë nga koleksioni haute couture i Schiaparelli, me një siluetë të theksuar në formë ore rëre dhe kopsa ngjyrë breshke që zbukuronin pjesën e përparme të modelit me dekolte të hapur.

Ajo e kombinoi xhaketën, me një fund të bardhë midi të përshtatur në të njëjtin stil, me një prerje elegante paksa asimetrike.

Pamja e saj u vlerësua si një kombinim i glamurit retro dhe elegancës moderne, duke e bërë këngëtaren një nga nuset më të komentuara të momentit.

 

Poll