Sulmuesi argjentinas Lionel Messi është rikthyer në mënyrën më të mirë nga dëmtimi që i zgjati për 2 muaj, duke shënuar dy herë dhe duke dhënë një herë në ndeshjen e Inter Miamit kundër Philadelphia Union që përfundoi me rezultatin 3-1.
Messi preferoi të qëndronte në fushën e lojës për 90 minuta, ndërsa për shkak të dëmtimit humbi dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit për Argjentinën dhe 7 përballje në kampionat.
Tetë herë fituesi i Topit të Artë duket se është rikthyer më i fortë se kurrë nga dëmtimi dhe vijon të shënojë pavarësisht moshës së tij. Versus.al








