MAGAZINË /

E dëmtoi 12 vjeç, G Bani operon syrin. Emocionon me fjalët pas ndërhyrjes

G-Bani ka rrëfyer në disa intervista, sesi e ka humbur gjysmën e shikimit nga syri i majtë kur ishte fëmijë.

Shkruar nga Versus

E dëmtoi 12 vjeç, G Bani operon syrin. Emocionon me fjalët pas

Arban Përlala, i njohur nga të gjithë me emrin e artit G Bani ka patur një ditë mjaft të rëndësishme në jetën e tij. Ai ka operuar syrin me të cilin shikonte rreth 50%. G-Bani ka rrëfyer në disa intervista, sesi e ka humbur gjysmën e shikimit nga syri i majtë kur ishte fëmijë. Tashmë ai ka bërë një ndërhyrje nga duart e mjekur të mirënjohur shqiptar Dr. Kastriot Boriçi, i cili aktivitetin e tij e zhvillon mes Shqipërisë dhe Turqisë. 

E dëmtoi 12 vjeç, G Bani operon syrin. Emocionon me fjalët pas

G-Bani, përveç falënderimit për mjekun që cilësohet si një ndër ikonat e viteve të fundit të okulistikës shqiptare, ka prekur thellë ndjekësit  tij, kur e ka cilësuar këtë ditë si një ndër më të bukurat  e jetës sëë tij. 

 


Siç ai vetë ka rrëfyer 7 janari i 1992 ka qenë një prej ditëve më të vështira për këngëtarin.

"Punoja tek kioska, shërbeja aty, kur shkova të merrja vëllain, ai me të cilin po rrinte vëllai më tha: na merre këtë kapsollin, ai kapsolli vinte nga magazinat e metalurgjisë, minierës në Rubik. Kapsolla ishte e lagur, i pres fitilin nuk funksionon, ndeza një zjarr nuk bëri bam, marr dhe e ngacmoj dhe vetëm dëgjoj një zhurmë, pati një shpërthim, më dëmton syrin e majtë.

Unë e kam parë në ëndërr këtë ndodhi dhe ia thashë babit, humba shikimin tek syri i majtë. Më dërguan në Rrëshen, pastaj në Tiranë, më bënë operacio me anestezi lokale, unë ndjeja shumë, i mbaj mend gjilpërat, 11-12 vjeç, besoj se truri i njeriut ka veti që traumat t’i fshehë që të ketë mundësi të vazhdojë, hardisku im ka bërë disa herë fshirje se kam përjetuar shumë trauma. Sot e kësaj dite lexoj komente “qorr, miushi” tek BBV që më këndonte “Qorrin e Lazit”. Syri im është në 50% të shikimit." - rrëfeu pak kohë më parë për publikun G-Bani  

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: