
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka shkruar histori duke u shpallur kampione e Evropës për herë të katërt në karrierë, në Kampionatin Evropian të Xhudos 2026 të zhvilluar në Tbilisi.
Në finalen e madhe, Krasniqi u përball me rivalen e njohur franceze Amandine Buchard, një duel i fortë dhe me intensitet të lartë, ku sportistja kosovare arriti të triumfojë dhe të sigurojë medaljen e artë.
Rrugëtimi i saj drejt titullit nisi me paraqitje dominuese që në raundet e para, ku kaloi me sukses kundërshtaret pa vështirësi të mëdha. Në gjysmëfinale, ajo mposhti italianen Odette Giuffrida në një ndeshje të luftuar, duke siguruar vendin në finale.
Me këtë sukses, Krasniqi konfirmon edhe një herë statusin e saj si një nga xhudistet më të suksesshme në arenën ndërkombëtare dhe një prej emrave më të mëdhenj të sportit kosovar./Versus.al

