Koreja e Jugut, një nga vendet më të avancuara teknologjikisht në botë, ka integruar gjerësisht robotikën në vendin e punës, duke punësuar numrin më të madh të robotëve aktivë në krahasim me vendet e tjera. Inteligjenca artificiale ka përmirësuar efikasitetin e robotëve, të cilët tani mund të kryejnë detyra që tradicionalisht konsiderohen të mërzitshme për njerëzit.
Në provincën veriore Gyeongsang, një robot i përdorur për detyra administrative në qytetin e Gumi bëri bujë...pasi u vetëvra...
Një zyrtar tha se e pa robotin të rrotullohej në vetvete përpara se të hidhej poshtë shkallëve, duke e çaktivizuar veten. Roboti, ‘i punësuar’ në gushtin e kaluar, transportonte dokumente midis kateve të ndryshme të bashkisë, duke punuar nga ora 9 e mëngjesit deri në 4 pasdite si një nëpunës civil normal.







