
Këngëtari nga Kosova, Gjesti, është njëri prej banorëve më të pëlqyer aktualisht brenda shtëpisë së Big Brother VIP4 për shkak të dinamikave të shumta që i ka sjellë lojës.
Por mbrëmjen e djeshme ai pati përplasje me disa prej banorëve të cilët iu hakërryen për provokimet e tij të cilat kanë nxjerrë në pah anën e dhunshme të disave prej tyre.
Në krahun e këngëtarit kanë dalë shumë figura të njohura publike të cilët kanë shprehur solidarizimin për bullizimet ndaj tij dhe kërcënimet e shumta që iu bënë nga banorë si G Bani apo Jozi e Amber.
Së fundmi një mbështetës “surprizë” për Gjestin, ka qenë edhe Princ Leka i cili me anë të një postimi në rrjetin e tij “Instagram” ka shprehur haptas mbështetjen për banorin.









