Një burrë që udhëtonte me një tren me shpejtësi të lartë në Gjermani u kap pas kabllove jashtë trenit për gati 30 kilometra të enjten dhe i mbijetoi këtij udhëtimi të veçantë, pavarësisht se mjeti i Transportit të Shpejtësisë së lartë udhëtoi më shumë se 280 km/h. Informacioni u zbulua të premten nga policia gjermane.
Udhëtari, një hungarez 40-vjeçar, hipi në trenin në Mynih të enjten duke u nisur për në Lübeck, në Gjermaninë veriore. Megjithatë, ai nuk kishte biletë. Por sipas policisë nuk është kjo ajo që e ka shkaktuar sjelljen e tij të rrezikshme.
Ndërsa treni ishte ndalur në stacionin e Ingolstadt, rreth 70 kilometra në veri të Mynihut, pasagjeri zbriti në platformë për të pirë një cigare. Kur e kuptoi se dyert ishin mbyllur pas tij dhe treni po fillonte të lëvizte, burri u hodh në hendekun midis dy vagonave dhe u mbajt pas kabllove.
30 km pa biletë
Treni vazhdoi rrugën e tij, me një shpejtësi maksimale prej 282 km/h, tha policia.
Shoferi më në fund ndaloi TGV-në në Kinding, 30 kilometra në veri të Ingolstadt, ku pasagjeri u arrestua.
Kur u mor në pyetje nga policia, hungarezi tha se ishte i varur në pjesën e jashtme të trenit, sepse bagazhi i tij ishte ende brenda. Megjithatë, ai nuk pësoi asnjë lëndim pavarësisht këtij udhëtimi të rrezikshëm.
Burri pa biletë rrezikon të ndiqet penalisht për mospagesë si dhe për “prishje të rendit publik”.








