Videoja ku gazetari serb i Al Jazeeras Milan Boskoviç u puth nga një tifoz shqiptar teksa raportonte për ndjeshjen Serbi-Shqipëri bëri xhiron në rrjete sociale.
Boskoviç ndërkohë që po raportonte një nga tifozat shqiptar iu afrua dhe i dhuroi një puthje, gjë të cilën ai e mori me sportivitet ndërsa filloi sërish transmetimin.
I ftuar së fundmi në Report Tv, ai u shpreh se tashmë mes dy vendeve situate e 2014 duhet lënë pas dhe që kjo puthje të shërbëje si një mesazh që ne mund të ecim para.
Boskoviç: Ajo puthje të shërbejë si një mesazh që ne mund të ecim përpara pa asnjë problem. Në ditët e sotme ka shumë tensione jo vetëm këtu në Ballkan. Të nesërmen e ndeshjes unë lëviza në Tiranë dhe ishte një ditë krejt e zakonshme, njerëzit po konsumonin kafen dhe po iknin në bregdet sepse ishte mot i mirë dhe kjo duhet të jetë jeta e të gjithëve. Dakord, ne të gjithë flasim nga pak për politikë por në fund të ditës ne jemi qenie njerëzore që duhet të kemi një jetë normale pa tensione të mëdha. Ai djali që më puthi, së pari unë ende nuk e kam kuptuar që ai e dinte apo jo që unë isha një gazetar serb.
Pyetje: Po e dinte dhe puthjen e bëri enkas?
Milan Boskoviç: Nuk jam sigurt e them sërish por nëse e dinte ajo puthje është një mesazh i madh, i këndshëm që mua nuk më ndodh për herë të parë. E përshëndes nga Beogradi dhe siç e thash u ndjeva mjaft mirë në qytetin tuaj. Përpara ndeshjes në qytet kishte edhe shumë tifoz që nuk ishin aty për të parë futboll por për thirrje politike por unë gjithsesi u ndjeva mjaft mirë në Tiranë./Versus.al
Video virale:
View this post on Instagram







