MAGAZINË /

E premtja nis me diell, por pasditja sjell reshje shiu dhe breshër në disa zona të vendit

Parashikimi i motit, 20 qershor.

Shkruar nga Versus

E premtja nis me diell, por pasditja sjell reshje shiu dhe breshër në

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët, me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdites, më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje.

Reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit nga orët e mesditës, ndërsa në lindje e juglindje hera-herës reshje me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër. Në mbrëmje pritet ndërperje graduale e tyre.

Temperaturat maksimale pritet të shënohen në Gjirokastër me 35 gradë celcius. Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/s. Versus.al

Poll