POLITIKË /

“Edhe ju të tjerët si Gazi do përfundoni”, Zegjine Çaushi mban fjalën e parë në Kuvend

Shkruar nga Versus
“Edhe ju të tjerët si Gazi do përfundoni”, Zegjine
Zegjine Çaushi

Zegjine Çaushi, deputetja e PS e zgjedhur në zgjedhjet e 11 majit, e famshme për videot e saj ironizuese ndaj Gazment Bardhit, ka mbajtur sot fjalën e saj të parë në Kuvend.

Duke thënë se ‘mezi po e priste’ seancën e parë të Kuvendit si deputete e re, ajo akuzoi opozitën se e ktheu në kaos me kundërshtitë e tyre për të dëgjuar programin qeveritar. Ndërsa sot gjatë fjalës së saj nuk la sërish pa përmendur as Bardhin i cili nuk ishte i pranishëm si pasojë e përjashtimit me 10 ditë për hedhjen e sendeve drejt Ramës.

“Këtu ne jemi pasqyra e atyre qytetarëve me mijëra që na ndjekin nga pas dhe kjo sjellje nuk mund të pranohet. Në grupin tuaj parlamentar keni mjaftueshëm juristë, por edhe një jo jurist mund ta kuptojë rregulloren.  Askush nga ju nuk është ngritur të thtoë kjo fjalë e shkruar në procesverbal nuk është e drejtë, por jjeni marrë vetëm me ofendime, për Diellën. Ju e keni patur mundësinë të arrini ta dëgjoni atë program dhe ishit ju që e kthyet atë seancë të parë që ne deputetët e parë mezi po e prisnim, arritët ta kthenit në një kaos. Të kthehemi në normalitet, Gazi nuk është se atë sjellje ka Gazi dhe ju të tjerët si Gazi do përfundoni”- tha Çaushi. Versus.al

Poll