
Pas situatës së sikletshme në emisionin “E Diell”, ku Egli Tako iu shmang ftesës së Nevina Shtyllës për t’iu bashkuar rubrikës “Trotuar” (ku është pjesë edhe Xheneta Fetahu) dhe për të patur një përballje mes tyre,
Xheneta ka reaguar ashpër gjatë emisionit.
Ajo e sfidoi drejtpërdrejt Eglin, duke i kërkuar të shfaqet në emision.
“Nëse ajo do përballje, nëse flet lart e poshtë, le të vijë të flasë këtu,” theksoi Xheneta, duke treguar se është gati të sqarojë çdo gjë.







