MAGAZINË /

E sëmura me kancer përfundon radioterapinë, fiton 5 milion dollarë me një gërvishtje

Pasi ju shty disa herë një udhëtim me avion, 75 vjeçarja vendos të kthehet në shtëpi dhe rrugës blen bileten e fatit

Shkruar nga Versus

E sëmura me kancer përfundon radioterapinë, fiton 5 milion

Ishte një qershor për t'u mbajtur mend, për 75-vjeçaren amerikane Donna Osborne. Banuese në Pensilvani - më saktësisht në Lancaster County – ajo ishte duke luftuar me kancerin e gjirit, kur në harkun kohor të pak ditëve pasi përfundoi ciklin e radioterapisë fitoi 5 milionë dollarë me një gërvishtje.

Llotarinë e kishte blerë në autostradë. Kjo u bë e ditur në internet nga enti që menaxhon llotaritë e shtetit federal verilindor, të cilit zonja i tha se fati i saj nuk do të realizohej kurrë nëse nuk do të ishte bërë shkak një ngjarje e papritur, e bezdisshme udhëtimi.

Çuditërisht, zonja Osborne as që supozohej të ishte në Pensilvani në kohën kur bleu kuponin fitues. Më në fund, e lirë nga angazhimet në lidhje me radioterapinë, ajo kishte blerë në fakt një biletë avioni për të vizituar disa të afërm në Florida. Megjithatë - mësojmë - atë ditë fluturimi ishte shtyrë aq shumë sa ajo, e lodhur dhe e acaruar me shtyerjet e një pas njëshme të fluturimeve, kishte vendosur të kthente pas timonin e makinës për të shkuar në shtëpi.

Pra, ishte koha të provonte fatin në parkingun e një zone shërbimi dhe ajo që i ndodhi nuk mund t’ju besonte syve: “Po të mos kisha dalë nga aeroporti, nuk do ta kisha blerë kurrë atë biletë”, shpjegoi 75 vjeçarja. "U ktheva në dyqan dhe thashë: 'A mund ta kontrolloni këtë? A është saktë apo e gabuar?' Dhe nëpunësi u përgjigj: 'Ashtu është, keni fituar 5 milion dollarë!” Ky është fat

Poll