Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, ka vendosur që të urojë Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë me një foto të veçantë me djalin e saj të vogël Amen.
E veshur si shqiponjë, Xhensila ka pozuar me të birin, teksa ka postuar foton përrallore në Instagram.
‘Urime 28 Nëntori, ditën e Pavarsisë. Urime për të gjithë shqiptarët. Uroj që Shqipëria të vazhdojë të zhvillohet dhe të sukses në çdo hap. Sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar në ruajtjen e identitetit tonë dhe në ndihmën për një Shqipëri më të fortë dhe më të begatë’, shkruan Xhensila krahas fotos.
Xhensila Myrtezaj është nënë e dy fëmijëve, e Amen që festoi disa ditë më parë ditëlindjen e tij të parë dhe e Ajkës.
Këngetarja ka qenë në qendër të mediave rozë kohë e fundit për shkak të divorcit të saj nga aktori i humorit, Bes Kallaku. Çifti u divorcuar rreth një vit më parë.