MAGAZINË /

Edi Kuçi flet pas eleminimit nga Big Brother: E ndiej të nevojshme t'i sqaroj gjërat për publikun

Shkruar nga Versus
Edi Kuçi flet pas eleminimit nga Big Brother: E ndiej të nevojshme
Edi Kuci

Përmes një postimi në Instagram Story, Edi Kuçi ka folur hapur për përvojën e tij brenda shtëpisë, duke theksuar se që nga dita e parë nuk është ndjerë i respektuar. Ai thekson se loja, presioni psikologjik dhe izolimi shpesh kanë tejkaluar kufijtë e normales.

Kuçi pranon se në disa raste ka hyrë në debate dhe se kur ka gabuar apo ka folur me mungesë respekti, ka kërkuar falje. “Kur gaboj, unë e pranoj dhe kërkoj falje. Por ka disa gjëra që nuk mund t’i toleroj,” shkruan ai.

Në reagimin e tij, Kuçi kritikon gjithashtu hipokrizinë dhe sjelljet e shtirura brenda shtëpisë, duke theksuar se nuk pranon aktrim apo lojë për publikun. Ai thekson se respekti për të është thelbësor dhe se nuk do të pranojë sjellje të tilla që shkelin dinjitetin e tij.

”Une ju respektoj aq shume juve jashte, saqe nuk pranoj me aktrru perju. Kjo eshte forma me e larte e respektit. Per sa kohe qe kam qendruar ne shtëpi, kam qene nder me te votuarit dhe kjo me jep bindjen se largimi im ishte nje surprize jo vetem per mua, por edhe per ju. Kjo me dhemb me shume, sepse e ndiej si nje padrejtesi ndaj gjithe rrugetimit tim dhe besimit qe me keni dhene.”

Reagimi i plotë:

Edi Kuçi flet pas eleminimit nga Big Brother: E ndiej të nevojshme

Postimi i tij është parë si një përgjigje e hapur ndaj spekulimeve dhe situatave të brendshme që shpesh kanë qenë subjekt diskutimesh në media dhe rrjetet sociale.

Kuçi duket i vendosur të mbajë një qasje të drejtpërdrejtë dhe të ndershme, duke mos i fshehur ndjenjat dhe shqetësimet e tij.

 

Poll