Pasi u bë kryefjalë e mediave për raportin e saj me Gjestin gjatë qëndrimit në reality show, Egli Tako po rikthehet sërish në titujt rozë… këtë herë, për një tjetër mister mashkullor që po shfaqet gjithnjë e më shpesh pranë saj!
Pas ndarjes që ajo e konfirmoi vetë publikisht, Egli ka zgjedhur të fokusohet plotësisht te karriera mes muzikës dhe projekteve televizive, por interneti nuk fle dhe fansat kanë zbuluar detaje interesante. Në disa postime të fundit në rrjete sociale, Egli është parë "hija" e një mashkulli të panjohur, duke ndezur menjëherë thashethemet: A është ky partneri i ri i artistes?
Megjithëse ajo vetë nuk ka ndarë asnjë informacion, gjurmët janë aty! Pak ditë më parë, Egli publikoi disa foto ku shihej me buqeta të mëdha lulesh në ambientin e punës. Zyrtarisht, ishin nga fansat. Por rrjeti nuk e "kalon" kaq kollaj: shumë dyshojnë se pas këtyre luleve qëndron… ai! Ai mashkulli misterioz që po e shoqëron gjithnjë e më shpesh!
Egli, e njohur për natyrën e saj të rezervuar kur vjen puna te jeta personale, ka zgjedhur të mos komentojë asgjë. Por në një intervistë të fundit në “The Dalina Show”, ajo vendosi të flasë hapur për raportin me Gjestin – një temë që ka trazuar opinionin publik që nga dita e parë.
“Me Gjestin nuk ka pasur kurrë ndjenja romantike, vetëm një lidhje shoqërore. Thjesht na ndihmonte të kalonim kohën brenda shtëpisë. Kam ndjerë afeksion, por jo dashuri,” u shpreh Egli, duke sqaruar njëherë e mirë thashethemet që e kishin përfshirë për muaj me radhë.
E më tej, ajo e pranoi se edhe vetë për një moment kishte rënë në “kurthin” e iluzioneve:
“Mbase edhe unë për pak kohë mendova se ishte diçka më shumë. Por sot e shoh me sy tjetër. Nuk ishte frymëzim, thjesht një shoqëri që më bëri të qeshja.”
Sa i përket të ardhmes? Egli ishte më e qartë se kurrë: “Jam beqare. Kam mbyllur kapitullin. Nuk dua të jetoj më në iluzione. Dua të mbaj mend vetëm të bukurat nga ajo eksperiencë.”
Por… është me të vërtetë beqare, siç thotë? Duket se ndjekësit nuk janë aq të bindur. Me gjithë "murin" që ajo ka ngritur përreth jetës private, spekulimet janë gjithnjë e më të forta. Kush është mashkulli që po shfaqet pranë saj? Mik, familjar, apo… diçka më shumë?
Vetëm koha (ose një foto e papritur në rrjet) do ta tregojë të vërtetën. Por një gjë është e sigurt: Egli Tako është sërish në qendër të vëmendjes dhe publiku mezi pret të zbulojë çdo detaj!







