Disa ditë më parë, u ekstradua nga Dubai reperi Cllevio, ndaj të cilit kishte 4 masa sigurie të caktuara nga gjykatat në vendin tonë për përndjekje dhe për thyerje të masës së sigurisë.
Lidhur me ekstradimin e reperit, ka folur edhe avokati Ervin Karanxha i cili gjatë emisionit “Breaking” ka sqaruar situatën ligjpre të tij. Sipas Karanxhës, Cllevio rrezikon në qeli për shkak të konflikteve të shumta me persona të ndryshëm dhe se është shumë e rëndësishme të sigurohen kushtet e duhura për mbrojtjen e tij në ambientet e burgut.
“Ai ndodhet aktualisht në ambientet e IEVP-së dhe për shkak të kërcënimeve që ka ngritur për jetën e tij, duhen marrë masa të rrepta sigurie, përfshirë edhe kufizimin e ajrosjes në mënyrë që të shmangen rreziqet e mundshme,” tha avokati për çështjen që ka vëmendje të gjerë në opinionin publik për shkak të ngjarjeve ku ishte përfshirë Cllevio. Versus.al







