Shqipëria ka shënuar golin e parë në ndeshjen ndaj Andorrës në minutat e para të ndeshjes. Goli është shënuar nga Rei Manaj.
Shqipëria luan sfidën e dytë kualifikuese të Botërorit ndaj Andorrës, në shtëpi. Përveç ndeshjes, ra në sy rikthimi i “Mora Fjalë”, me këngën që u dëgjua sërish në shkallët e stadiumit. Në fakt, kënga është kënduar edhe nga vetë tifozët, duke elektrizuar stadiumin.








