MAGAZINË /

Erion Isai thyen heshtjen dhe flet për divorcin nga gruaja: Martesa ime prej dy vjetësh ka përfunduar! Kam nisur kapitull të ri!

Shkruar nga Versus

Erion Isai thyen heshtjen dhe flet për divorcin nga gruaja: Martesa ime

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai ka reaguar pas lajmeve për ndarjen nga bashkëshortja Ajlin Petrela, pas 12 vitesh martesë.

Ai thotë se tre vite më parë, martesa e kishte humbur funksionin e saj, ndërsa në Prill 2024 zyrtarisht ata janë divorcuar me vendim gjykate.

Postimi i Erion Isait:

Po! Martesa ime prej dy vjetësh ka përfunduar! Në interes për aq sa i takon medias dhe opinionit publik, si artist dhe ushtrues i një detyre të lartë, prej Prillit 2024 me dakortësi dhe parime të përbashkëta edhe zyrtarisht e ligjërisht ka nisur një kapitull i ri personal! Keq ardhje për publikime vendime gjykatash të cilat s’kanë asnjë interes publik, e asnjë arsye për tu publikuar, e mbi të gjitha kur pas saj janë dy vajza të vogla!
Vijoj që në jetën time (si artist e ushtrues detyre) të udhëhiqem nga pasioni, dashuria e përkushtimi!
Prej dy vjetësh detyrën më të bukur në botë; atë të babait përkushtohem e copëtohem ta bëj edhe më mirë se më parë! Vlerësim të cilën e japin vetëm Ajër dhe E’dua!
Shihemi çdo ditë në punën time të detyrës apo kur mundemi në hapësira edhe në skenë si artist!
Përgjegjësitë e mia publike i ndjej dhe ushtroj çdo ditë për të fituar zemrën e kujtdo!
Uroj që çdo ditë tja dal!
Përqafime e bekime!/Versus.al

Poll