
Telenovela e së shkuarës mes Mateos dhe Brikenës vijon të jetë në qendër të vëmendjes në “Big Brother VIP Albania”, duke nxitur debate të shumta brenda dhe jashtë shtëpisë.
Ndërsa Brikena mohon kategorikisht çdo mundësi për një lidhje mes tyre, Mateo këmbëngul se pëlqimi ka qenë i ndërsjellë. Situata është tensionuar edhe më shumë pas një veprimi nga familja e Mateos, e cila menaxhon rrjetet e tij sociale.
Në profilin zyrtar të Mateos në Instagram është shpërndarë (repost) një video ironike ndaj qëndrimit të Brikenës, ku sugjerohet se ajo ndihet në siklet teksa flet për raportin me të. Familja e Mateos e ka interpretuar nervozizmin e banores si një shenjë që, sipas tyre, ajo po fsheh të vërtetën.
Ky veprim lë të kuptohet se familja e Mateos qëndron hapur në mbështetje të versionit të tij, duke vënë në dyshim mohimet e vazhdueshme të Brikenës.

