MAGAZINË /

"Çfarë drite je! Çfarë bekimi!" Ditë e veçantë për Arbana Osmanin e familjen e saj

Në një atmosferë plot dashuri, ngjyra të buta, Arbana ka publikuar një set fotosh familjare që thjesht shkëlqejnë nga drita dhe lumturia.

Shkruar nga Versus

"Çfarë drite je! Çfarë bekimi!" Ditë e

Moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një nga momentet më të veçanta dhe të ëmbla familjare ditëlindjen e 3-të të vajzës së saj, Zoi.

Në një atmosferë plot dashuri, ngjyra të buta, Arbana ka publikuar një set fotosh familjare që thjesht shkëlqejnë nga drita dhe lumturia. Me praninë e partnerit të saj, regjisorit Eduart Grishaj, dhe të voglës Zoi në qendër të vëmendjes, këto momente janë një himn për dashurinë familjare.

Krahas fotove, Arbana ka shkruar me emocion:

"Happy Birthday Zoi im, Jeta ime 
Çfarë drite je! Çfarë bekimi"

Por vëmendjen e morën edhe fotot e mrekullueshme, të realizuara nga fotografja e njohur për setet e saj delikate dhe plot shpirt, partnerja e Princ Lekës, Blerta Celibashi (@blerta_c_photography), të cilës Arbana nuk i kurseu falënderimet:

"Thank you @blerta_c_photography për këto foto kaq të bukura."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Poll