
Këngëtarja e njohur, Vesa Luma ka reaguar ashpër me kritika ndaj kolegëve të saj që këndojnë ‘playback’ në festivalet e mëdha vendore.
Duke qenë se prej ditësh po mbahet festivali ‘Sunny Hill’, më i madhi në Kosovë, këngëtarja la të kuptohej se bëhej fjalë për të.
Sipas këngëtares është i pakuptueshëm fakti që artistët nuk shfrytëzojnë mundësinë për të kënduar live në skena muzikore të rëndësishme, për të dhënë e për të marrë kënaqësi njëkohësisht.
“Unë akoma e kam të pa kuptueshme se si disa nga kolegët këngëtarë, nuk shfrytëzojnë të paktën skenat e mëdha të festivaleve, me e marr (e me jap kënaqësi) tu këndu live. Deri tash do të ishin mësuar 100 herë të performonin live… a nuk u lodhët pas 10-15 vjetësh edhe prapë e njëjta histori… çfarë kënaqësie ju jep sinqerisht mundohem shumë ta kuptoj…Mandej po kërkoni me ju jap merita më shumë e me ju trajtu njësoj si këngëtarët e huaj”, ka shkruar Vesa Luma.
Ajo gjithashtu kritikoi menaxherët e këtyre artistëve, duke i akuzuar se bëjnë konkurrencë për famë me ‘starat’ e tyre.
“Me që ra fjala, menaxherët e juaj po i mbushin studiot televizive si ‘stara’ – i vetmi vend në botë ku menaxherët shtyhen me starat e tyre kush është më i famshëm. Mbrapsht komplet – po hajt mo… na falni për sinqeritetin e tepërt, se me këtë virozë pata mundësi gjithë natën me scroll… shumë shumë gjynah sidomos për talentet e reja që e përjetojnë këtë fasadë”, ka shtuar ajo.
/ Versus.al







