MAGAZINË /

Çfarë ndodhi?! Robert Berisha i jep fund romancës me të dashurën 23 vite më të re

Prej disa kohësh, Robert Berisha dhe Ana, të cilët kanë ruajtur një marrëdhënie në distancë, prej kohësh nuk janë shfaqur më bashkë. Kjo ka bërë që fansat e çiftit të dyshojnë se mes tyre ka një krisje.

Shkruar nga Versus

Çfarë ndodhi?! Robert Berisha i jep fund romancës me të

Prej disa kohësh, Robert Berisha dhe Ana, të cilët kanë ruajtur një marrëdhënie në distancë, prej kohësh nuk janë shfaqur më bashkë. Kjo ka bërë që fansat e çiftit të dyshojnë se mes tyre ka një krisje.

Këngëtari vetë në intervista ka treguar se udhëtonte shpesh drejt SHBA-së për t’u takuar me Anën, por duket se raportet mes tyre nuk janë më si më parë. Sipas burimeve për “Prive”, marrëdhënia e tyre është në krizë.

Shenjat e ftohjes janë bërë të dukshme edhe në rrjetet sociale: Ana ka fshirë fotografitë me Robertin, ndërsa të dy herë pas here e ndjekin e herë jo njëri-tjetrin në Instagram. Kujtojmë që pak kohë më parë, Roberti i ka bërë të dashurës së tij një dedikim të veçantë me rastin e ditëlindjes.

Me anë të një postimi në InstaStory, Roberti shkruan: “Ta uroj ditëlindjen aq të mrekullueshme dhe speciale siç ti je.”

Kujtojmë që këngëtari e bëri publike lidhjen me Ana Skrel gjatë këtij viti, më 14 shkurt përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, ai ndau me ndjekësit një video duke u puthur në buzë me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën, ndërsa festonin “Shën Valentinin” së bashku. Versus.al

Poll