MAGAZINË /

“Fatmirësisht që nuk u martuam apo nuk erdhi në jetë një fëmijë” Egli rrëfen ndarjen nga Olsi Bylyku

Shkruar nga Versus

“Fatmirësisht që nuk u martuam apo nuk erdhi në jetë

Egli Tako në orët e para të mëngjesit ka zgjedhur momentin për të folur për herë të parë rreth ndarjes nga aktori i humorit, Olsi Bylyku.

Para Rozanës dhe Livias, Egli ndau emocionet dhe reflektimet e saj pas periudhës së vështirë të ndarjes. Ajo shpjegoi se vendimi për t’u ndarë ka qenë i vështirë, por i nevojshëm për të dy dhe se për fat të mirë nuk pati pasoja të tjera si ardhja në jetë e një fëmijë apo martesa.

“Kam patur shumë besim përgjatë kohës që kemi ndejtur bashkë. Faleminderit që paraprakisht nuk ndodhi ndonjë ardhje në jetë e një fëmije, ndonjë martesë apo ndonjë ceremoni. Rritesh, njeh veten tënde. Ndonjëherë lodhesh, ndonjëherë lodhet dikush tjetër…Kam zgjedhur të qëndrojë “gojëkyçur” sepse kam respekt. Normalisht që kur ndahesh ka një gjë të keqe patjetër, si ai për mua, si unë për atë. Por unë kam zgjedhur që këto t’i mbaj për vete, është gjëja ime private, marrëdhënia ime private, nuk është jeta publike. Dhe këtë e kam të shenjtë dhe dua ta mbaj me veten time gjithmonë. Për hir të 5 viteve që kam ngrënë e kam pirë e kam kaluar aq kujtime të bukura, e për hir të gjithë dashurisë!”- u shpreh Egli Tako. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: