MAGAZINË /

Fejesa e Taylor Swift me Travis Kelce, reagon ish i dashuri i këngëtares: Nuk mund ta besoj...

Sipas Daily Mail, Lautner ndau një postim të NFL në profilin e tij që përfshinte një foto të fejesës së çiftit, si dhe një fotografi të tyre së bashku pasi fituan Super Bowl 2024.

Shkruar nga Versus

 

Fejesa e Taylor Swift me Travis Kelce, reagon ish i dashuri i
Taylor Lautner dhe Taylor Swift

Aktori Taylor Lautner, ish-i dashuri i këngëtares Taylor Swift, ka reaguar pas lajmit për fejesën e saj e kwngwtares me futbollistin Travis Kelce.

Sipas Daily Mail, Lautner ndau një postim të NFL në profilin e tij që përfshinte një foto të fejesës së çiftit, si dhe një fotografi të tyre së bashku pasi fituan Super Bowl 2024.

“Nuk mund ta besoj që kjo po ndodh vërtet”, shkruhej në postim, duke cituar fjalët e këngëtares drejtuar Kelce pas fitores.

Fejesa e Taylor Swift me Travis Kelce, reagon ish i dashuri i

Taylor Lautner dhe Taylor Swift e filluan romancën e tyre në vitin 2009, pasi u takuan në xhirimet e komedisë romantike “Valentine’s Day”, në të cilën ata madje patën edhe një skenë puthjeje së bashku.

Lidhja e tyre zgjati vetëm dy muaj.

Në një podcast të vitit 2023, Lautner zbuloi se Swift ishte ajo që i dha fund lidhjes së tyre.

“Po, e bëri. Mendoj se kur e respekton dikë për atë që është, si në shpirtin e tij, kjo të lejon të ecësh përpara, të falësh dhe ta vazhdosh atë dashuri në një mënyrë tjetër. Ne mbetëm miq, shiheshim herë pas here. Por pastaj humbëm kontaktin dhe nuk folëm për një kohë. Por gjithmonë kam pasur respektin për atë që ishte ajo si person mbi të gjitha”.

Ai u martua me Taylor Dome në vitin 2022.

Lautner nuk e fshehu mbështetjen e tij për Swift dhe partnerin e saj aktual Travis Kelce, duke thënë: “Jam i emocionuar për të. Ata duken jashtëzakonisht të lumtur. Për sa kohë që ajo është e lumtur, unë jam i lumtur. Ajo po thyen të gjitha rekordet në çdo aspekt të jetës së saj tani”.

 

 

 

Poll