MAGAZINË /

Festa e shthurur për 18 vjetorin, Yamal probleme me ligjin në Spanjë, mund të akuzohet për nanizëm

Shkruar nga Versus

Festa e shthurur për 18 vjetorin, Yamal probleme me ligjin në

Aktualisht Lamine Yamal është emri më i përfolur në revistat rozë në Spanjë. Sulmuesi spanjoll është vënë në qendër të kritikave pas organizimit të festës së madhe për 18 vjetorin e tij.

Yamal dhe miqtë e tij festuan në mënyrë të shfrenuar duke shkaktuar polemika pafund. Fillimisht ishin disa modele, të cilat zbuluan se njerëz të lojtarin i kishin kërkuar të ishin prezentë në festë, duke i ofruar shuma të mëdha parash, por duke u vendosur si kusht privatësinë totale pa telefona dhe masat e caktuara të formave trupore.

Të gjitha këto duket tepër të tepruara për një adoleshent i cili duke qenë në qendër të komenteve për talentin e tij në futboll, duket se po përqendrohet më së shumti në skandalet rozë.

Së fundmi ka shpërthyer një tjetër skandal ku këtë herë Yamal akuzohet për nanizëm, për përfshirjen në festën e tij të argëtimit të personave me probleme fizike, të shkurtër. Marca zbulon se Yamal mund të përballet edhe me pasoja ligjore, pasi qeveria spanjolle po mendon të hap një proces ligjor kundër tij. Në lidhje me këtë temë shumë të nxehtë ka folur edhe Jose Manuel Rodriguez Uribes, president i Këshillit Superior të Sportit në Spanjë:

“Mesazhet që atletët duhet të përcjellin duhet të jenë gjithmonë pozitive, e përsërisim shpesh këtë. Sporti është i lidhur me vlerat. Gjithsesi, mendoj se nuk duhet të ushtrojmë kaq shumë presion, nuk duhet ta bëjmë kaq dramatike, pasi të mos harrojmë, Yamal është thjesht një djalë shumë i ri, u shpreh Uribes. Versus.al

Poll