Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal mbushi dje 18 vjeç dhe festa e tij te ditëlindjes fitoi një vëmendje të veçantë për shkak edhe të vrullit të famës që mori këtë sezon.
Klaudia Klavo, një modele spanjolle zbuloi detaje nga ftesa që kishte marrë për të qenë e pranishme në festën e ditëlindjes së Yamalit. Sipas saj, i janë ofruar 10 deri në 20 mijë euro për të qenë e pranishme në festën ku përzgjidheshin femra bionde me përmasa specifike të gjoksit.
“Më kërkuan të merrja pjesë në festën e ditëlindjes së Lamine Yamal. Ofronin mes 10 mijë dhe 20 mijë euro për të shkuar, por nuk e di çfarë prisnin nga ne. Po kërkonin gra bionde me përmasa shumë specifike të gjoksit. Nuk lejonin të merrnim telefonat me vete”, u shpreh modelja spanjolle.
Të pranishëm në festë ishin edhe personazhe të famshëm të sporteve të tjera si dhe disa lojtarë të Barcelonës. Versus.al







