MAGAZINË /

Festoi me simbolin e 'Ujqërve gri', UEFA nis hetim për lojtarin e Kombëtares së Turqisë

Shkruar nga B.SH
Festoi me simbolin e 'Ujqërve gri', UEFA nis hetim për
Merih Demiral duke përshëndetur me shenjën e 'Ujkut gri' me të dyja duart

Turqia është në çerekfinale e Kampionati Europian 2024 për herë të parë që nga viti 2008.

Skuadra e trajnerit Vincenzo Montella fitoi 2-1 ndaj favoritëve Austrisë.

Heroi i ndeshjes ishte lojtari Merih Demiral (26 vjeç).

Mbrojtësi turk shënoi të dy golat duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Por festa e Demiral pas golit të tij të dytë, ka shkaktuar probleme për lojtarin.

Ai festoi golin me përshëndetjen e ujkut, shenjë e lëvizjes ekstremiste të së djathës “Ülkücü”, e cila monitorohet nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës në Gjermani të cilët njihen si “Ujqërit gri”.

Sipas Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës në Gjermani, “Ujqërit gri” po përpiqen të krijojnë perandorinë “Turan”.

Kjo përfshin zonat e vendbanimeve të të gjithë popujve turq në botë dhe shtrihet nga Ballkani deri në Kinë.

Pas bilbilit të fundit, Demiral postoi një foto në "X" (ish-Tëitter) me simbolin e 'Ujqërve gri' ku shkruante: “Jam i lumtur që jam turk!”

Gazeta gjermane BILD e ka pyetur Demiralin se çfarë donte të tregonte me foton e tij të publikuar në X.

Demiral është shprehur se mënyra se si festova kishte të bënte me identitetin e tij. 

“Sigurisht që jam shumë i lumtur që shënova dy gola. Mënyra se si festova kishte të bënte me identitetin tim turk. Pashë njerëz në stadium gjithashtu duke bërë këtë gjest.” është shprehur Demiral. 

Poll