MAGAZINË /

Finalja e “Big Brother VIP 5”: finalistët zbulojnë planet për çmimin e madh

Nga shtëpi në Tiranë te ndihma për familjen dhe investimet për të ardhmen, katër finalistët ndajnë emocionet dhe planet e tyre live

Shkruar nga Versus

Finalja e “Big Brother VIP 5”: finalistët zbulojnë planet

Ka nisur finalja e shumëpritur e “Big Brother VIP 5”, ku njëri mes katër finalistëve Miri, Mateo, Rogerti dhe Selin do të shpallet fituesi i këtij edicioni.

Gjatë spektaklit, moderatori Ledion Liço i pyeti finalistët se si do ta përdornin çmimin e madh, duke sjellë përgjigje plot emocione dhe plane konkrete për të ardhmen.

Mateo u shpreh i emocionuar për rrugëtimin dhe nuk kurseu humorin, duke theksuar se tashmë ka plane të qarta për jetën personale: ai dëshiron të blejë një shtëpi në Tiranë për të jetuar me partneren e tij pas martesës.

Nga ana tjetër, Miri ndau një qasje më të ndjerë dhe solidarizuese, duke treguar se një pjesë të çmimit prej 100 mijë eurosh do ta ndajë me familjen dhe njerëzit e afërt, përfshirë edhe familjet e artistëve të ndjerë si Landi dhe Dr. Flori, si dhe të afërmit e tij në Shqipëri dhe Gjermani.

Rogerti solli një moment më të lehtë dhe plot humor, duke bërë batuta me Mirin, por njëkohësisht zbuloi një plan serioz: nëse fiton, ai do t’i depozitojë paratë në bankë për djalin e tij, që t’i përdorë kur të bëhet 18 vjeç.

Ndërsa Selin foli për përjetimet emocionale të kësaj eksperience, duke theksuar momentet e nostalgjisë dhe reflektimit. Ai tha se një pjesë e çmimit do të shkojë për familjen, për të qëndruar gjithmonë të bashkuar, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret për ndërtimin e një shtëpie për fëmijët, një amanet i lënë nga gjyshi i tij.

Mes emocioneve, batutave dhe rrëfimeve personale, finalja e “Big Brother VIP 5” po shënon kulmin e një sezoni që ka mbajtur publikun të mbërthyer deri në momentin e fundit.

 

Poll