MAGAZINË /

Finalja e “Big Brother VIP 5” ndez Tiranën, parashutat “pushtojnë” qiellin e kryeqytetit

Surprizojnë qytetin me një spektakël ajror duke bërë thirrje për vota vetëm pak orë para finales së madhe.

Shkruar nga Versus

Finalja e “Big Brother VIP 5” ndez Tiranën, parashutat

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP 5” kanë arritur kulmin dhe duket se janë shpërndarë nga rrjetet sociale deri në qiellin e Tiranës, duke e kthyer kryeqytetin në një skenë të vërtetë spektakli.

Finalja e “Big Brother VIP 5” ndez Tiranën, parashutat

Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga shpallja e fituesit të këtij edicioni, mbështetësit e finalistëve kanë intensifikuar fushatat e tyre për të treguar fuqinë e tyre dhe për të bindur publikun.

Finalja e “Big Brother VIP 5” ndez Tiranën, parashutat

Një moment i papritur dhe mjaft spektakolar është regjistruar sot mbi Tiranë, ku disa parashuta me motor kanë fluturuar mbi zonat kryesore të qytetit, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e qytetarëve dhe duke u bërë virale në rrjet.

Siç shihet edhe nga pamjet që po qarkullojnë, fluturimi është zhvilluar mbi disa nga pikat më ikonike të kryeqytetit, duke krijuar një atmosferë thuajse festive.

Finalja e “Big Brother VIP 5” ndez Tiranën, parashutat

Por surpriza e vërtetë ishte mesazhi që ato mbanin: banderola të mëdha me foton e finalistit Miri, të shoqëruara me thirrjen “Voto Mirin”, në një përpjekje të hapur për të mobilizuar publikun në orët vendimtare të finales.

 

Poll