
Big Basta u shpall fitues i edicionit të dytë të “Ferma VIP”, duke marrë çmimin kryesor prej 100 mijë eurosh.
I pyetur për planet e tij pas fitore, reperi zbuloi se do të rikthehet fuqishëm në muzikë, pas një periudhe mungese.
“Plan kryesor është të përfundoj albumin, më ka mbetur vetëm një këngë, dhe më pas do të nis promovimin e tij. Dua ta shijoj këtë fitore pranë familjes dhe njerëzve të mi të dashur,” tha Big Basta./Versus.al







