
Një debat i ashpër është zhvilluar mes dy banorëve të Big Brother Vip Albania, Rogertit dhe Kristit.
Rogerti i ka bërë një pyetje provokuese Kristit duke kërkuar mendimin e tij për veriorët, por ky i fundit hezitoi disa herë të përgjigjej, pasi nuk e konsideroi të arsyeshme të diskutonte. Sipas Kristit një pyetje e tillë kishte qëllim vetëm krijimin e përçarjes brenda shtëpisë së Big Brother.
Biseda e plotë:
Rogerti: Çfarë tha se nuk di shqip unë?
Kristi: Nuk di shqip? Po ke ardhur në Shqipëri o djalë
Rogerti: Çfarë mendon ti për veriorët?
Kristi: Je për Shqipërinë këtu
Rogerti: Çfarë mendimi ke për veriorët?
Kristi: Çfarë lidhje ka kjo? Pse ma bënë këtë pyetje?
Rogerti: Unë jam verior, prandaj dua të di çfarë mendon ti për veriorët?
Kristi: Ç’është kjo pyetje idiote
Rogerti: O zemra thjesht po të pyes çfarë mendimi ke ti për veriorët?
Kristi: Nuk dua të përgjigjem, ty jo njëherë.
Rogerti: Nuk do të përgjigjesh
Kristi: Ti që vjen këtu për të ndarë njerëzit veriorë dhe jugorë.
Rogerti: Je princi i zi, je stërr i zi në shpirt, ti nuk e do njerëzimin
Kristi: Ti po më bullizon.
/Versus.al

