MAGAZINË /

FORMACIONI/ Shqipëri-Serbi: Silvinjo i beson Brojës, dy balotazhe ende të hapura! Ja si pritet të rreshtohet Kombëtarja

Trajneri brazilian ka ende dy dilema për sfidën e nesërme: nëse do të aktivizojë nga minuta e parë Arbër Hoxhën në krah dhe Nedim Bajramin pas sulmuesit, apo do të rikthejë Laçin në mes dhe ta spostojë Bajramin në krah.

Shkruar nga Versus

FORMACIONI/ Shqipëri-Serbi: Silvinjo i beson Brojës, dy balotazhe ende

Seanca e djeshme stërvitore e Kombëtares shqiptare solli një lajm pozitiv për stafin dhe tifozët kuqezi. Rei Manaj është rikthyer në stërvitje me grupin, pasi kishte munguar për disa ditë për shkak të një gjendjeje gripale. Sulmuesi iu nënshtrua edhe një vizite të specializuar në një qendër spitalore në Tiranë, por pasditen e djeshme ai u pa duke ushtruar rregullisht me skuadrën, një sinjal i qartë se do të jetë në dispozicion të Silvinjos për përballjen ndaj Serbisë.

Balotazhe në mesfushë dhe prapavijë

Trajneri brazilian ka ende dy dilema për sfidën e nesërme: nëse do të aktivizojë nga minuta e parë Arbër Hoxhën në krah dhe Nedim Bajramin pas sulmuesit, apo do të rikthejë Laçin në mes dhe ta spostojë Bajramin në krah. Nga provat e fundit në stërvitje, duket se Silvinjo preferon opsionin e parë, por deri nesër mund të ketë surpriza.

Në vijën e avancuar, Armando Broja pritet të jetë titullar, me Jasir Asanin që do të mbulojë krahun tjetër të sulmit. Në mesfushë, Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani do të formojnë dyshen para mbrojtjes, me Ramadanin që duket se ka fituar balotazhin ndaj Shehut.

Një vend bosh në prapavijë

Mbrojtja do të përbëhet nga Mitaj në të majtë, Balliu në të djathtë dhe Gjimshiti si lider në qendër. Për vendin e dytë në qendër të mbrojtjes, Silvinjo ka tre alternativa: eksperiencën e Ajetit, shtatlartësinë e Kumbullës ose agresivitetin e Ismajlit. Vendimi përfundimtar do të merret në prag të ndeshjes. Porta, ndërkohë, do t’i besohet Thomas Strakoshës. Versus.al

FORMACIONI/ Shqipëri-Serbi: Silvinjo i beson Brojës, dy balotazhe ende

 

Poll