AKTUALITET /

Burri plagos me thikë gruan në Pogradec

Burri dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Shkruar nga Versus

Burri plagos me thikë gruan në Pogradec

Korçë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen nr.4 të Pogradecit ku një person ka plagosur me thikë gruan e tij.

Sherri ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes çiftit. Burri mori thikën dhe goditi gruan duke i shkaktuar plagë.

Dyshohet se bashkëshorti ka probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë policia ka ndërhyrë për rastin duke e shoqëruar në komisariat, teksa gruaja po merr ndihmë mjekësore në spital. Versus.al

Poll