MAGAZINË /

FOTO/ Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj zbulojnë të vërtetën e ‘romancës’ së tyre

Shkruar nga Versus
FOTO/ Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj zbulojnë të vërtetën
Ledri Vula/ Xhensila Myrtezaj

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë mbushur me thashethemet rreth një lidhjeje të mundshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj.

Pasi Xhensila u ndan nga aktori Bes Kallaku, me të cilin ka dy fëmijë, dhe Ledri përfundoi lidhjen me Sara Hoxhën, me të cilën ka një vajzë, fansat nuk kanë nguruar të spekulojnë për një romancë mes tyre.

Takimet e shpeshta në publik, mbrëmjet e përbashkëta në Prishtinë dhe Prizren, si dhe mungesa e deklaratave zyrtare nga ana e tyre, kanë nxitur imagjinatën e adhuruesve dhe mediave.

Sot, Ledri dhe Xhensila reaguan ndaj spekulimeve duke publikuar një foto ku shfaqen të afërt me njëri-tjetrin, dhe duke paralajmëruar publikimin e këngës së re me titull “Ma kthe”, e cila do të bëhet e njohur nesër.

Në përshkrimin e fotos, ata shkruan: “Disa flasin… ne këndojmë. Nesër.” Kështu, ata u përgjigjën gjithashtu thashethemeve që kanë qarkulluar rreth tyre./Versus.al

FOTO/ Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj zbulojnë të vërtetën

FOTO/ Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj zbulojnë të vërtetën

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: