
Mateo dhe Brikena kanë qenë së fundmi në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale pas deklaratave të tyre se raporti mes tyre kishte përfunduar, pavarësisht se vijojnë bashkëpunimin në emisionin “Top Arena”.
Megjithatë, dyshja janë parë së fundmi në shoqërinë e njëri-tjetrit në një lokal në kryeqytet, çka ka rikthyer dyshimet për një afrim mes tyre.
Vëmendje të madhe ka marrë edhe një moment gjatë emisionit “Top Arena”, ku në interpretimin e këngës “Të Dua”, Mateo ftoi Brikenën në vallëzim. Të dy u panë të përqafuar dhe duke shijuar momentin në studio, duke krijuar një atmosferë emocionale.
Më tej, vërehet se dyshja kanë rifilluar ndjekjen e njëri-tjetrit në rrjete sociale, ndërsa Mateo ka ndarë edhe një foto në InstaStory ku shfaqen të dy të lumtur, gjë që ka shtuar edhe më shumë reagimet e publikut.
Këto zhvillime kanë ngjallur pikëpyetje në rrjet: a bëhet fjalë për një rikthim të mundshëm mes tyre apo thjesht për një marrëdhënie miqësore dhe profesionale brenda emisionit “Top Arena”.

