MAGAZINË /

FOTO/ 'Të fala të dashurës', vazhdojnë thumbat mes Loredana Bratit dhe Joz Markut

Gjithçka nisi kur Jozi publikoi në “Instagram Story” një pjesë nga kënga e tij “Po shprehem”, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Lyp ku të duash, se më të mirë s’gjen.”

Shkruar nga Versus
FOTO/ 'Të fala të dashurës', vazhdojnë thumbat mes
Loredana Brati dhe Joz Marku në shtëpinë e BBVA

Loredana dhe Jozi, dy nga ish-banorët më të përfolur të “Big Brother Albania”, janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas disa postimeve që ndjekësit i kanë interpretuar si “kunja” të fshehta ndaj njëri-tjetrit.

Gjithçka nisi kur Jozi publikoi në “Instagram Story” një pjesë nga kënga e tij “Po shprehem”, duke e shoqëruar me mbishkrimin:

“Lyp ku të duash, se më të mirë s’gjen.”

FOTO/ 'Të fala të dashurës', vazhdojnë thumbat mes

Kjo frazë u pa menjëherë si një mesazh me nënkuptim, sidomos pasi pak ditë më parë Loredana kishte deklaruar në “Shqipëria Live” se Jozi kishte qenë i vetmi partner që kishte pasur gjatë këtij viti.

Por Loredana nuk e la pa përgjigje.

Vetëm disa orë më vonë, ajo postoi një foto të re me fjalinë:

“Lojërat e tua tregojnë madhështinë time. T’fala të dashurës.”

FOTO/ 'Të fala të dashurës', vazhdojnë thumbat mes

Një reagim që u interpretua si një “thumb” i hapur, jo vetëm ndaj Jozit, por edhe ndaj partneres së tij aktuale, për të cilën ai ka folur më parë publikisht.

Edhe pse historia e tyre ka përfunduar, duket se marrëdhënia mes dyshes vijon të ngjallë interes të madh në rrjete sociale.

Çdo postim i tyre kthehet në temë diskutimi dhe ushqen thashethemet për një “betejë” të heshtur mes ish-partnerëve të famshëm.

Poll