MAGAZINË /

FOTO/ Tetova nderon Nedim Bajramin me një mural gjigant pas paraqitjes së tij me Kombëtaren

Një mural madhështor është realizuar në një nga hapësirat publike të qytetit, duke përjetësuar një nga momentet më të paharrueshme të karrierës së tij — golin e shënuar ndaj Italisë në Euro 2024, vetëm 23 sekonda pas nisjes së ndeshjes në Dortmund.

Shkruar nga Versus

FOTO/ Tetova nderon Nedim Bajramin me një mural gjigant pas paraqitjes

Pas përfundimit të grumbullimit me Kombëtaren Shqiptare për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Letonisë, sulmuesi Nedim Bajrami është nderuar në mënyrë të veçantë në qytetin e tij të lindjes, Tetovë.

Një mural madhështor është realizuar në një nga hapësirat publike të qytetit, duke përjetësuar një nga momentet më të paharrueshme të karrierës së tij — golin e shënuar ndaj Italisë në Euro 2024, vetëm 23 sekonda pas nisjes së ndeshjes në Dortmund.

Kryetari i Bashkisë së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë ceremonisë së organizuar me pjesëmarrjen e shumë qytetarëve, theksoi rëndësinë e këtij nderimi:
“Nedim Bajrami, djali i Tetovës dhe krenaria e shqiptarëve, sot u vendos në zemrën e qytetit me një mural që flet me zemër – një zemër kuqezi.”

Ky mural simbolik jo vetëm që përkujton një moment historik për futbollin shqiptar, por gjithashtu e përforcon lidhjen mes Bajramit dhe qytetit të tij, duke e kthyer atë në një figurë frymëzuese për brezat e rinj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bilall Kasami (@bilallkasami)

Poll