Një vështrim prapa në fotot më të paharrueshme të Lojërat Olimpike të Parisit.
Një sërfis "mbi re", një kampion i BMX që prek obeliskun Concorde, zhytjen e parë në Seine.
Britaniku Jordan Christopher Houlden me kokën përmbys
Iluzioni optik i Sofia Raffaeli në gjimnastikë
Një nga imazhet më të bukura të Olimpiadës, sërfisti brazilian Gabriel Medina sikur fluturon mbi valë, me gishtin tregues drejt qiellit
Kërcimi nënujë i notareve francezes Anastasia Bayandina dhe Romane Lunel në notin artistik
Një mjedis unik, pozicionim i studiuar dhe një “element i madh fati”, kjo është receta për foton e kampionit të BMX José Torres Gil, i cili duket se qëndron me biçikletën e tij në njërën nga anët e obeliskut të sheshit të Concord.
Një foto e bërë nga Jeff Pachoud më 29 korrik gjatë stërvitjes, dy ditë para se argjentinasi të fitonte medaljen e artë olimpike
Në moshën 37-vjeçare dhe për pjesëmarrjen e tij të pestë, Novak Gjokoviç triumfon për herë të parë në Lojërat Olimpike. I përlotur nga fitorja, ai u gjunjëzua në fushën e Roland Garros pasi dominoi Carlos Alcaraz në dy sete (7-6, 7-6).
Është një imazh unik: selfie e lojtarëve të pingpongut nga Koreja e Veriut dhe e Jugut, medalistë të mbledhur në podium më 30 korrik, është bërë virale, ndërsa Seuli dhe Pheniani kanë qenë teknikisht në luftë që nga viti 1953.
Rrallëherë në një garë fitorja për pjesmarrësit në garë ka qenë kaq afër për të gjithë: më 4 gusht, sprinteri amerikan Noah Lyles u bë kampion olimpik në 100 metra, vetëm pesë të mijëtat përpara xhamajkanit Kishane Thompson.
Wembanyama VS Togashi gjatë ndeshjes mes Francës dhe Japonisë
Me katër tituj dhe një medalje bronzi, Léon Marchand është një nga sensacionet e kësaj Olimpiade. Francezi u bë gjithashtu notari i parë në më shumë se një shekull që fitoi dy medalje të arta individuale në të njëjtën mbrëmje.
Gara me biçikletë në rrugët e Montmartre
Gjysmë milion spektatorë ndoqën garën e çiklizmit për meshkuj të Lojërave Olimpike 2024, të fituar nga Remco Evenepoel
Koreja e Jugut, Woo Haram gjatë finales së zhytjes në trampolinë 3 metra
Gjesti “super klas” i gjimnasteve amerikane
Gjimnastja braziliane Rebeca Andrade jo vetëm që mori njohjen nga gjyqtarët, por edhe nga bashkëmoshatarët e saj. Ndërsa qëndronte në shkallën e sipërme të podiumit, amerikanet Simone Biles – rivalja e saj e madhe – dhe Jordan Chiles, respektivisht me medalje argjendi dhe bronzi, u gjunjëzuan për të treguar admirimin e tyre.
Zhytja e parë në lumin e Seines
I pritur shumë pas anulimit të disa seancave stërvitore dhe shtyrjes për shkak të cilësisë së ujit, ngjarja e parë e Lojërave Olimpike në Seine ishte triathlon për femra, e fituar nga francezja Cassandre Beaugrand më 31 korrik.
Surfing nënujor
Tahitiani Kauli Vaast zbuti valën Teahupo'o për t'u bërë kampioni i parë olimpik francez në historinë e sërfit, natën e 5 deri më 6 gusht./Versus.al








